Vrasja si Big Brother në Selanik, emri dhe foto e 45-vjecarit të vetëdorëzuar në Greqi

Policia greke tha se 45-vjeçari, Leonard Refik Kurti, dyshohet si autor i vrasjes se shtetasit Shpetim Bajrami te enjten ne Selanik.
Kurti është nga Elbasani, është paraqitur ditën e sotme para gjykatës në Greqi, pasi para disa ditësh ekzekutoi me armë mikun e tij, Shpëtim Bajrami, 50-vjeç.
Ditën e djeshme Kurti është vetëdorëzuar tek autorietet greke, i cili ka rrëfyer ngjarjen, duke zbuluar se konflikti kishte vazhduar për shkak të një sasie parash.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 12:35 të 13 korrikut 2023 në afërsi të një karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut, ndërsa kamerat filmuan momentin kur Shpetim Bajrami u rrëzua përtokë, pasi qëlloi me një zinxhir metalik 45-vjeçarin brenda makinës, e më pas, drejtuesi i mjetit u kundërpërgjigj me armë zjarri pa dalë nga automjeti. Bajrami u ekzekutua me 3 plumba.
Auori i krimit, Leonard Kurti, baba i tre femijeve, ka pretenduar se viktima e ka kercenuar dhe sulmuar fizikisht dy here te tjera para se te tentonte ta qellonte me zinxhir ne makine, tek karburanti ku ndodhi vrasja.
"Nuk kam mbajtur arme, por u detyrova ta blej nje te tille pasi me sulmoi dy here dhe kisha frike, duhej te mbroja veten", ka thene para hetuesve 45-vjecari Kurti, pasi u vetedorezua.
Ai tregoi edhe vendin ku ka fshehur armen, ndersa shtoi se me viktimen ka pasur nje debat ne lokal para ngjarjes, dhe me pas perballja tek karburanti ka ndodhur pasi jane ndjekur mes tyre.


