Dy raste brenda ditës! Qentë kafshojnë 12-vjeçarin dhe të moshuarin, procedohen pronarët
Lajmifundit
/
27 Mars 2024, 13:33
Aktualitet

Dy persona janë vënë nën hetim pasi qentë e tyre kanë kafshuar qytetarët ne Cerrik dhe ne Prrenjas.
Një rast ka ndodhur në Cërrik, ku nën hetim u vu 31-vjeçari A.T. pasi qeni që ai mbante në rrugë ka kafshuar në këmbë një 12-vjeçar.
Rasti i dytë ka ndodhur në Prrenjas, ku nën hetim u vu një 47-vjeçar P.M. Qeni i këtij shtetasi të cilin po e mbante në rrugë, ka kafshuar një 60-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


