Risi në Tepelenë! Inteligjenca Artificiale përfshihet në numërimin e votave

Aktualitet

Risi në Tepelenë! Inteligjenca Artificiale përfshihet në

Ka nisur tashmë procesi i numërimit edhe në Tepelenë ku fillimisht ka pasur problematika sa i përket numrit të anëtarëve në komisionet në qendrat e votimit, për shkak të mungesave të anëtarëve të Partisë Demokratike.


Megjithatë procesi ka nisur pasi u plotësua kuorumi i nevojshëm.

Risia për Bashkinë Tepelenë është përdorimi i Inteligjencës Artificiale për procesin e numërimit të votave.


Ky do të jetë një proces eksperimental dhe rezultati i dalë nga AI nuk do të merret parasysh, por do të shihet si do të procedohet në zgjedhjet e tjera.

Pra do të kemi dy procese numërimi, ai tradicionali dhe ai nga Inteligjenca Artificiale.

Kujtojmë se në Tepelenë kandidojnë Gramoz Sako nga Partia Socialiste, ndërsa Partia Demokratike mbështet kandidatin e pavarur Gabriel Guma.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion