Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak te rrethrrotullimi i Astirit, arrestohet 33-vjeçarin

Aktualitet

Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak te rrethrrotullimi i

Një 33-vjeçar është vënë në pranga pasi është vënë në pranga pasi lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në rrethrrotullimin e Astirit.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur në Astir, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “On Time”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

K. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në orët e para të datës 05.03.2026, te rrethrrotullimi i Astirit, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e qëllimit të lëvizjes me armë zjarri të 33-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion