Lëvizte me pistoletë dhe makinë pa targa, pranga 30-vjeçarit në Kurbin (EMRI)
Lajmifundit
/
4 Prill 2026, 15:28
Aktualitet

Një 30-vjeçar në Kurbin i cili lëvizte me armë me vete është vënë në pranga nga policia.
Franko Bellova lëvizte gjithashtu edhe me automjet pa targa. Automjeti, bashkë me pistoletën dhe municionin, janë sekuestruar nga policia.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme./Shqiptarja


