Pse vajza juaj nuk shkollohet në Kosovë?", Kurti i kthehet gazetares: I thoni pronarëve që t’ia...

Kosovë&Rajon

Pse vajza juaj nuk shkollohet në Kosovë?", Kurti i kthehet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shfaqur i tensionuar pas një pyetje nga një gazetare gjatë përurimit të një çerdheje në Orllan të Podujevës. Kurti u pyet aty se pse s’po e shkollon edhe vajzën e tij në Kosovë ndërsa po fliste për arritjet e qeverisë së tij në fushën e arsimit.

Pyetja: Në vazhdimësi po përkrahni projekte në arsim, a s’janë këto të mjaftueshme që edhe vajza juaj të shkollohet në Kosovë?Kurti: Unë po ju falënderoj shumë që po i ndiqni këto investime që po i bëjmë ne këtu, dhe natyrisht që unë kujdesem për të gjithë fëmijët e Kosovës dhe po bëjmë atë që s’ka bërë asnjë qeveri para neve.

Madje, të gjitha qeveritë marrë së bashku nuk mund të krahasohen me numrin e çerdheve që kemi hapur ne.

Katër çerdhe për 18 vjet në njërën anë dhe në anën tjetër i kemi për vetëm katër vjet 65 çerdhe ose të ndërtuara ose në ndërtim e sipë. Sa i përket televizionit tuaj, besoj që ju duhet t’u thoni pronarëve që t’ia ktheni 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion