Lajm i trishtë! COVID i merr jetën shkrimtarit të njohur shkodran

Aktualitet

Lajm i trishtë! COVID i merr jetën shkrimtarit të njohur shkodran

Shkrimtari i njohur shkodran Skënder Temali ka humbur betejën me COVID në moshën 75-vjeçare, raporton abcnews.al.

Skënder Temali lindi në Shkodër më 30 korrik 1946. Për 15 vjet punoi redaktor në shtypin e Radion e Shkodrës, revistën “10 Korriku” dhe për një çerek shekulli mësues i letërsisë dhe drejtues në shkollat e mesme. Përfshihet në enciklopedi e përmbledhje të ndryshme letrare.Krijime të tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja.

Në vitin 2018 doli vëllimi i tij me tregime në gjuhën malazeze “Këtë dimër nuk ra dëborë”, botim i “Centar za očuvanje i razvoj kulture manjina Crne Gore”.

Si publicist e shkrimtar nderohet me çmime lokale e kombëtare. Në vitin 2001, me tregimin “Këpucët e turpit” në gjuhën italiane, merr çmimin special të jurisë në Konkursin e 7-të Ndërkombëtar të Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve “Cristalide” të Italisë, mes 462 shkrimtarëve nga shumë shtete të botës.

ME TE LEXUARAT