Ky është Ilir Dushku, personi që iu kap arsenal armësh në Tiranë, i dënuar më parë për...

Aktualitet

Ky është Ilir Dushku, personi që iu kap arsenal armësh

lir Dushku, 29 vjeç, është arrestuar mbrëmjen e djeshme gjatë një operacioni të policisë së Tiranës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në makinë. Dushku, banues në Tiranë, është një person i njohur për autoritetet, pasi ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në të njëjtën kohë, u arrestua edhe Bjorli Xhabrahimi, 22 vjeç, gjithashtu banues në Tiranë. Arrestimi i tyre ka ndodhur në zonën e Mjull Bathore, ku gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i përkisnin Dushkut, si dhe një armë tjetër gjahu që iu gjet Xhabrahimit.

Në vazhdim të operacionit, Policia ka kryer një kontroll edhe në banesën e Ilir Dushkut, ku gjeti dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Policia ka nisur hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe për të zbardhur çdo detaj tjetër që lidhet me aktivitetin kriminal të këtyre individëve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion