Kushi nxjerr pamjet: Shkollat po bëhen gati për nxënësit në datën 1 shtator

Aktualitet

Kushi nxjerr pamjet: Shkollat po bëhen gati për nxënësit

Nga data 1 shtator do të nisë programi i përsëritjes për sezonin e shkuar shkollor, ndërsa ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar sot pamje nga procesi i përgatitjes së mjediseve të shkollave.

Kushi shprehet se po bëhet lyerja, dezinfektimi që çdo gjë të jetë gati në datën 1 shtator.

“Mirënjohje për punonjësit e njësive të vetëqeverisjes vendore, të cilët tashmë kanë filluar rregullimin e mjediseve të brendshme e të jashtme të shkollave tona, lyerjen, dezinfektimin, e plot punë të tjera në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më datë 1 shtator për nxënësit që do të zhvillojnë mësimin plotësues”, shkruan Evis Kushi.

ME TE LEXUARAT