Kush është “Sheiku” i Selitës? Dalin FOTOT e “pronarëve” të magazinës së kanabisit

Aktualitet

Kush është “Sheiku” i Selitës? Dalin FOTOT e

Personat që shihni në foton e mësipërme janë të akuzuarit për magazinën e kanabisit të zbuluar në zonën e Selitës në Tiranë.

Personi që shihni i veshur si “sheik” është 46-vjeçari Saimir Karaj, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Kush është “Sheiku” i Selitës? Dalin FOTOT e

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Saimir Karaj

Ndërkohë, në fotot e mëposhtme, ai shfaqet duke pozuar edhe me dy bashkëpunëtorët e tij, 28-vjeçarin Erlind Tresa dhe 26-vjeçarin Elvis Lala. Miq me njëri-tjetrin, ata kanë vendosur të bashkëpunojnë edhe në botën e krimit.

Kush është “Sheiku” i Selitës? Dalin FOTOT e

Erlind Tresa dhe Saimir Karaj

Kush është “Sheiku” i Selitës? Dalin FOTOT e

Elvis Lala dhe Saimir Karaj

Erlind Tresa, tashmë i arrestuar nga Policia e Tiranës, është person me precedent penal, pasi është kapur edhe në Gjermani për prodhim dhe trafik lëndësh narkotike.

Pas lirimit nga qelia e burgut në Gjermani, siç duket, ai është kthyer në atdhe për ta vijuar këtu aktivitetin kriminal.

Lënda narkotike ishte kultivuar në një magazinë dy katëshe në rrugën “Hamdi Pepa”, e cila ishte në pronësi të Kadastrës. Sipas autoriteve policore, të akuzuarit kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave.

Uniformat blu vunë në pranga 7 persona, tre prej të cilëve punonjës të OSHEE-së, të cilët nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim.

Ferma e kanabisit ndodhej në një prej zonave më të populluara të kryeqytetit dhe për më tepër në një godinë shtetërore.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetim ndaj efektivëve të Komisariatit nr.2 nëse kanë pasur dijeni për këtë veprimtari apo jo.

Në pranga janë vënë shtetasit:

Erlind Tresa, 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë në Gjermani për kultivim bimësh narkotike;

Reshit Tresa, 57 vjeç, Asqeri Likaj, 59 vjeç, Elvis Lala, 26 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim;

Ervis Pashollari, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës i grupit të monitorimit të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Elton Cenaliu, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Gëzim Gjonpali, 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në kërkim u shpall dhe shtetasi Saimir Karaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u procedua penalisht dhe shtetasja H. D., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi sipas bluve të kryeqytetit, ajo ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.

ME TE LEXUARAT