Cifti shqiptar u kap me armë e eksploziv në makinë, 39-vjeçari kishte dalë nga burgu në 2016

Aktualitet

Cifti shqiptar u kap me armë e eksploziv në makinë,

Policia greke ka bllokuar arme, municione dhe eksploziv ne rrugën “Sokratous” në Athinë pas zbulimit të një automjeti të dyshimtë.

Gjatë një kontrolli në të policia ka gjetur një armë zjarri dhe një sasi eksplozivi dhe është detyruar të rrethojë zonën.

Automjeti rezulton i marrë me leasing dhe brenda tij kanë qenë në drejtim një çift shqiptarësh, të cilët janë shoqëruar menjëherë në Komisariat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shtetasi shqiptar rezulton me precedentë penalë për drogë.

Hetimi është ende në vijim dhe detaje pritet të zbulohen në orët në vijim.

Automjeti është fuoristradë “Wolsvagen”, ndërsa arma e zjarrit është pistoletë tip TT. Lënda eksplozive mendohet të jetë tritol.

Shqiptari është 39 vjeç dhe kishte dalë nga burgu në vitin 2016.

ME TE LEXUARAT