Nxitja e inovacionit dhe fuqizimi i liderëve të së nesërmes, One Albania dhe Instituti Kanadez i Teknologjisë nisin bashkëpunimin

Teknologji
Nxitja e inovacionit dhe fuqizimi i liderëve të së nesërmes,
Rektori i Institutit Kanadez të Teknologjisë, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu dhe Drejtorit Ekzekutiv i One Albania, Brano Djurovic

Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme të atyre që do të nxisin inovacionin, duke kontribuuar në zhvillimin socio-ekonomik të Shqipërisë, është në fokus të liderit të telekomunikacionit One Albania.

Në një kohë kur nevoja për profesionistë në fushën e teknologjisë dhe biznesit është përherë e më e lartë, One Albania ka zyrtarizuar një partneritet të rëndësishëm me Institutin Kanadez të Teknologjisë (CIT), nëpërmjet një Memorandumi Mirëkuptimi që fuqizon lidhjen midis biznesit, industrisë dhe akademisë.

Memorandumi i Mirëkuptimit, i nënshkruar nga Rektori i Institutit Kanadez të Teknologjisë, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu dhe Drejtorit Ekzekutiv të One Albania, Brano Djurovic, fokusohet në nxitjen e shkëmbimit të njohurive, zhvillimin teknologjik dhe krijimin e mundësive për studentët që të fitojnë njohuri dhe përvojë.

Nxitja e inovacionit dhe fuqizimi i liderëve të së nesërmes,

Studentët e CIT-it do të përfitojnë praktika në industrinë e telekomunikacionit, si dhe mentorim nga profesionistë me përvojë të One Albania-s. Marrëveshja gjithashtu lehtëson vizitat edukative në ambientet e kompanisë si dhe ofrimin e leksioneve të hapura nga drejtues të saj, për t’i pajisur studentët me njohuri unike në fushën e biznesit.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, One Albania dhe Instituti Kanadez i Teknologjisë synojnë të përmirësojnë peizazhin arsimor në Shqipëri, duke kombinuar njohuritë akademike me ekspertizën e One Albania në telekomunikacion dhe teknologji.

Me prezantimin e programeve të reja nga CIT, të tilla si: Inxhinieria Robotike dhe Mekatronike, Rrjetet dhe Siguria Kibernetike,  Inteligjenca Artificiale dhe Shkenca e të Dhënave, ky bashkëpunim vjen në një moment ideal për t'u ofruar studentëve aftësitë edhe përvojën e kërkuar në një botë që rend përherë e më tepër drejt digjitalizimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion