Kush është Gëzim Kajno, i dënuar për vrasje që u kap sot në Durrës

Policia lokale njoftoi diten e sotme se eshtë arrestuar autori i vrasjes së Asllan Kërtushës, ngjarje e ndodhur në vitin 2016 në Durrës.
Në pranga ka rënë 39-vjeçari Gëzim Kajno.
Ai ishte dënuar me 10 vite burg, për vrasjen e Kërtushës në lokalin e tij, pasi ky i fundit ishte i dehur dhe shqetësonte klientët dhe nuk pranonte të largohej nga lokali.
Policia sqaron se nga 10 vjet Kajnos i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet burg.
“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, dhënë më datë 17.10.2023, për ndalimin e shtetasit Gëzim Kajno, 39 vjeç.
47 vjeçari është dënuar me 10 vite heqje lirie, dënim nga i cili i kanë mbetur dhe 4 vite.
“Autor i një vrasjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2016, ndalohet 47-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim. Nga ky dënim, 47-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet burgim. Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, dhënë më datë 17.10.2023, për ndalimin e shtetasit Gëzim Kajno, 47 vjeç.
Ai është dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet. Më datë 01.03.2016, në lagjen nr. 17, Durrës, 47-vjeçari ka vrarë me armë zjarri, shtetasin A. K.. Shtetasi Gëzim Kajno iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedural”, thotë Policia në njoftimin zyrtar.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Mars të 2016-ës, ku viktimë mbeti Asllan Kërtusha 30 vjeç. Në atë kohë policia vuri në pranga Gëzim Kajnon dhe nipin e tij. Sipas bluve Kërtusha nën efektin e alkoolit, ka ngacmuar klientët në lokalin në pronësi të Gëzim Kajnos, i cili më pas i ka kërkuar atij të dalë nga lokali.
#gezimkajno #durres #vrasja


