Ky është Egzon Haziri që u vra nga dy vëllezërit në Prishtinë, vdes kalimtarja, u qëllua gabimisht

Kosovë&Rajon

Ky është Egzon Haziri që u vra nga dy vëllezërit

Ky eshte viktima Egzon Haziri.

Prishtina u trondit nga një vrasje mbrëmjen e dejshme. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Jeronim De Rada’, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri e për pasojë ka humbur jetën i riu, Egzon Haziri, 30 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona.

Si pasojë e të shtënave u plagos edhe personi që ishte me Hazirin, si edhe një grua kalimtare. Të dy u dërguan me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Kalimtarja është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa i plagosuri tjetër jashtë rrezikut për jetën.

Ky është Egzon Haziri që u vra nga dy vëllezërit

Sinjali, shkruan se të dyshuar si autorë të krimit janë vëllezërit Naim Berisha, 39-vjeç dhe Ahmet Berisha, 29-vjeç, të cilët ende nuk janë arrestuar nga policia.

Dy grupet mësohet se janë përfshirë në konflikt dhe janë përplasur me njëri-tjetrin e më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armës.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën "Jeronim De Rada" në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë.

Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha zëdhënësi i policisë Agron Borovici.

Diten e sotme, eshte lajmeruar se ka vdekur gruaja që u plagos mbrëmë në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i Klinikës së Intensivës në QKUK.

“Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje të shokut. Pas operimit në Emergjencë është sjellur në Intensivë.

Tek ne është sjellur në gjendje shumë të rëndë, në shok të rëndë. Pavarësisht tretmanit dhe përpjekjeve të stafit, ajo ka ndërruar jetë para pak çastesh”, ka thënë Uka.

ME TE LEXUARAT