Kultivoi drogë në pronë publike së bashku me tre persona të tjerë, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i dënuar me burg

Aktualitet

Kultivoi drogë në pronë publike së bashku me tre persona

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia 33 vjeçarin, Edmond Goga, cili është dënuar në Shqipëri për kultivimin e lëndëve narkotike.

Edmond Goga në vitin 2023 është dënuar nga Gjykata e Krujës me 4 vite burgim, ndërsa ditën e sotme është ekstaduar nga Italia për në vendin tonë.
Interpol Tirana

Në vitin 2021, organizoi kultivimin e bimëve narkotike në Krujë, ekstradohet nga Italia, 33-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Edmond Goga, 33 vjeç, të lindur në Krujë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në vitin 2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Nga dënimi, 33-vjeçarit i ka mbetur për të vuajtur rreth 1 vit burgim.

Në vitin 2021, shtetasi Edmond Goga në rolin e organizatorit, ka bashkëpunuar me 3 shtetas, për të përgatitur një sipërfaqe toke (pronë publike) në fshatin Krastë, Krujë, për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i ndërhyrjes së Policisë, tentativa për këtë rast kultivimi u parandalua që në fazë fillestare.

 

ME TE LEXUARAT