Policia e Krujës ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim.
Shtetasi A. B., banues në Tiranë, ishte dënuar në vitin 2021 me 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Pas lokalizimit dhe arrestimit të tij, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Krujë
Finalizohet operacioni i koduar “Shtegu”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.
Lokalizohet dhe ndalohet një 40-vjeçar i dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë finalizuan operacionin e koduar “Shtegu”.
Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.
40-vjeçari ishte në kërkim, pasi në vitin 2021, është dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.