Kërkuan anulimin e vendimit të Gjykatës për zgjedhjet në Tiranë, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidencës

Aktualitet

Kërkuan anulimin e vendimit të Gjykatës për zgjedhjet

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesve të Presidencës për anulimin e vendimit të Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës më 9 nëntor.

“Gjykata pasi shqyrtoi kërkesën tuaj, vendosi njëzëri se çështja për shqyrtimin e dekretit të presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes, dhe për këtë arsye, kërkesa juaj nuk pranohet në këtë fazë të shqyrtimit por do trajtohet si pjesë e themelit të çështjes. Gjykata sjell në vëmendje se, vendimi i mbrojtjes së gjyqtarëve që ju kundërshtoni është marrë gjatë fazës së shqyrtimit paraprak, fazë në të cilën mbledhja e gjyqtarëve vepron në dhomë këshilli dhe subjektet e interesuara nuk janë përcaktuar ende dhe nuk mund të thirren për tu dëgjuar. Ju mund ta bëni këtë në seancë dhe të paraqisni qëndrimin tuaj”, tha Holta Zaçaj në vendimin e marrë nga Kushtetuesja.

Gjykata Kushtetuese ishte tërhequr për marrjen e vendimit pas parashtrimit të kërkesës nga përfaqësuesit e Presidencës së Republikës për anulimin e vendimit që parashikon shqyrtimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës më datë 9 nëntor.

Përfaqësuesit e Presidencës, theksuan se kërkesa ka për qëllim rikthimin e kompetencës kushtetuese dhe anulimin e vendimit që përfshin dekretin në shqyrtim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion