Donald Trump si rrallëherë bëhet EMOCIONAL: “Miliona njerëz po vriten, të gjithë thonë se unë…

Bota

Donald Trump si rrallëherë bëhet EMOCIONAL: “Miliona

Mediat e huaja raportojnë se Trump e përmbylli deklaratën duke theksuar se prioriteti i tij nuk janë vlerësimet ndërkombëtare…

Presidenti Donald Trump, ka shprehur dëshirën për t’u vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen duke deklaruar se përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar paqen në botë e bëjnë atë një kandidat të merituar.

 “Të gjithë thonë se unë duhet të marr Çmimin Nobel për Paqe për secilën prej këtyre arritjeve,” u shpreh Trump, duke iu referuar rolit të tij në përfundimin e disa konflikteve gjatë mandatit të tij presidencial.

Ai shtoi se, sipas tij, e ka ndihmuar në ndalimin e “luftërave të pafundme”, ndërsa theksoi se vlerësimi më i madh nuk vjen nga çmimet por nga jeta që u është dhënë miliona njerëzve.

“Por për mua, çmimi i vërtetë do të jenë bijtë dhe bijat që jetojnë për t’u rritur me nënat dhe baballarët, sepse miliona njerëz po vriten në luftëra të pafundme dhe të lavdishme,” u shpreh ai.

Mediat e huaja raportojnë se Trump e përmbylli deklaratën duke theksuar se prioriteti i tij nuk janë vlerësimet ndërkombëtare: “Ajo që më intereson nuk është fitimi i çmimeve, por shpëtimi i jetëve”- u shpreh Trump.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion