Kthjellime dhe vranësira të lehta, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira të lehta, ja parashikimi i motit për

Moti në vendin tonë ditën e sotme do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe me vranësira të lehta. Sipas MeteoAlb, Pjesa e parë e ditës, deri në mesditë moti do ketë pak vranësira të lehta, më të shpeshta në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Në pjesën e dytë të ditës, pritët dendësim të vranësirave duke gjeneruar shira aftashkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike në zonat lindore, duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 12°C deri në 33°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion