Kthesa drastike e motit, reshje të dendura dhe rrufe, ikën vapa: Kur nis moti i keq dhe zonat që preken

Aktualitet

Kthesa drastike e motit, reshje të dendura dhe rrufe, ikën vapa: Kur

Moti i freskët do të sundojë këto ditë në Shqipëri duke i dhënë fund temperaturave të nxehta të ditëve të mëparshme.

Mësohet se temperaturat janë ulur gjatë dy ditëve të fundit në vend me nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa gjatë pasdites së nesërme priten reshje shiu deri në 70% të territorit.

Vlen të theksohet se reshjet do të jenë të dendura në zonën e Lezhës, Durrësit, Krujës dhe Tiranës ku priten edhe rrufe.

Masat ajrore të ftohta do të vijnë nga veriu i Adriatikut për t’u përplasur në territorin shqiptar në zonën e Lezhës duke u përhapur më pas në veri dhe Shqipërinë e Mesme.

Moti i keq pritet të nisë rreth orës 19:00 të ditës së nesërme dhe do të zgjasë disa orë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion