49 gradë Celsius, temperaturat ekstreme vrasin 100 persona ne kete shtet

Bota

49 gradë Celsius, temperaturat ekstreme vrasin 100 persona ne kete shtet

Të paktën 112 persona kanë ndërruar jetë në Meksikë, si pasojë e temperaturave ekstremisht të larta në vend.

Mediet në vend raportojnë se vdekjet janë regjistruar në periudhën kohore 12 deri 25 qershor.

Numri më i madh i viktimave (64) u regjistrua në Leon, në veriperëndim të vendit, në kufirin me Teksasin, tha ministria e shëndetësisë në një raport të datës 28 qershor, shkruan AFP.

Mësohet se temperatura më e lartë që është regjistruar në veriperëndim të Meksikës këtë muaj ka prekur vlerën e 49°C. Në këtë periudhë të vitit, temperaturat variojnë mesatarisht nga 30 deri në 45 gradë Celsius.

ME TE LEXUARAT