“Një dhuratë e bukur”/ Zbulohet surpriza që paralajmëroi Rama, ja ç'do ndodhë në Shqipëri më 4 korrik

Aktualitet

“Një dhuratë e bukur”/ Zbulohet surpriza që

Ish-presidenti i Shteteve të Bahskuara të amerikës Bill Clinton do të vizitojë Shqipërinë më 4 korrik.

Mësohet se ish-presidenti do të vizitojë kryeqytetin Tiranën, pikërisht në ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, ku do të mbajë dhe një fjalim.

Duket se kjo vizitë ishte paralajmëruar më herët nga kryeministri i vendit, Edi Rama, edhe pse jo drejtpërdrejt. Gjatë një konference për mediat, Rama u shpreh se Shqipërinë e pret një surprizë më 4 korrik, duke theksuar se nuk bëhej fjalë për para.

"Mendoj do të jetë një dhuratë e bukur, por meqë i lidhni të gjitha gjërat me lek nuk janë lek."- u shpreh Rama në atë kohë.

Bill Clinton gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fuqishëm në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion