Kryetari i ri i Bashkisë Has bën betimin, tensione në konstituimin e Këshillit Bashkiak

Aktualitet

Kryetari i ri i Bashkisë Has bën betimin, tensione në

Dy data të njoftuara për konstituimin e Këshillit Bashkia kanë sjell përplasje mes anëtarëve të ri dhe kryetarit të zgjedhur me administratën dhe policinë bashkiake të Hasit. Këshilltarët dhe kryetari i zgjedhur Miftar Dauti janë ndaluar të hyjnë në sallën e mbledhjes së Këshillit dhe dera ka qenë e kyçur.


Më pas grupi i këshilltarëve prej 12 të zgjedhurish nga 21 që ka gjithsej këshilli i


Bashkisë Has ka vijuar mbledhjen në hollin e katit të parë të godinës së bashkisë të improvizuar.



Në këtë moment ka mbërritur kryetari në ikje i Bashkisë së Hasit Liman Morina, i cili u ka kërkuar anëtarëve prezent të ulen për diskutim për zhvillimin e mbledhjes në një ditë tjetër, kërkesë kjo e refuzuar nga anëtarët e djathtë.

13 anëtarët e këshillit kanë vijuar normalisht punën në verifikimin e mandateve për këshilltarët prezent, zgjedhjen e kryetarit të ri të këshillit e betimin e kryetarit të ri të Bashkisë Has Miftar Dauti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion