Kryengritësit 'pushtojnë' pallatin presidencial, ja pamjet brenda garazhit plot Ferrari e Mercedesë të Bashar al-Assad

Pas marrjes së pallantit presidencial në Damask, kryengritësit sirianë kanë sekuestruar edhe dhjetëra automjete që gjendeshin në garazhin e Bashar al-Assadit, të cilat duket se janë braktisur pas largimit të tij nga kryeqyteti i vendit.
Kryengritësit nisën një ofensfivë të papritur në 27 nëntor dhe brenda pak ditësh arritën të shtinin në dorë shumicën e qyteteve më të mëdha të vendit, përfshi këtu edhe Damaskun.
Mëngjesin e së dielës, televizioni shtetëror sirian transmetoi video-deklaratën e një grupi luftëtarësh të forcave rebele, të cilët njoftuan se regjimi i Presidentit Assad kishte rënë dhe se të gjithë të burgosurit ishin liruar.
Lufta civile në Siri shpërtheu në vitin 2011 si një kryengritje kundër sundimit të Assadit dhe shumë shpejt u transformua në një konflikt masiv, ku u përfshinë edhe fuqi të huaja. Qindra-mijëra njerëz kanë mbetur të vrarë si pasojë e luftës së gjatë, ndërsa miliona të tjerë janë detyruar të braktisin qytetet dhe shtëpitë e tyre, në një nga krizat më masive të refugjatëve gjatë këtyre viteve.


