Kreu i opozitës në Greqi dha dorëheqjen, por kush do to të jetë pasardhësi i Tsiprasit

Kreu i opozitës greke, Aleksis Tsipras, njoftoi sot dorëheqjen e tij nga partia SYRIZA, një javë pas humbje së thellë në zgjedhjet parlamentare. Një javë më parë Greqia mbajti zgjedhjet e dyta parlamentare brenda një muaji.
Partia Demokracia e Re e Mitsotakisit fitoi 40.5 për qind të votave, pothuajse 23 për qind më shumë sesa partia e Tsipras, SYRIZA.
“Një cikël historik mbyllet dhe një tjetër hapet për SYRIZA-n”, tha Tsipras gjatë fjalimit të tij sot.
Por kush do të jetë personi që do t’i zërë vendin e Tsiprarsit në SYRIZA?
Sipas medieve greke, Efi Achtioglu pritet të jetë me shumë mundësi pasardhësja e Aleksis Tsipras. Efi Achtioglu ka marrë mbështetje nga një pjesë e madhe e partisë SYRIZA.
Ka një ndjenjë që Efi për shkak të profilit të saj mund të sinjalizojë rinovimin e partisë dhe shumica e anëtarëve të SYRIZA janë dakord se ajo është zgjedhja më e mundshme për të ardhmen e SYRIZA.
Sakaq ajo nuk ka pranuar publikisht kandidaturën e saj për drejtimin e partisë. Efi ka raporte të mira me Tsiprasin, shkruajnë mediet në vend, duke theksuar se ajo do të ketë mbështetjen e tij në rast se kandidon.
Por nuk përjashtohet skenari që të ketë edhe kandidatë të tjerë, si Alexis Haritsis edhe Rena Dourou.
Eftychia (Efi) Achtioglu, lindur në Janica, më 4 janar 198 e specializuar në studimet për të Drejtën e Punës, është juriste, politikane dhe deputete aktive e SYRIZA-s.
Ajo ka shërbyer si Ministre e Punës, Sigurimeve Shoqërore dhe Solidaritetit Social (5 nëntor 2016 – 9 korrik 2019), ndërsa në vitin 2019 zbuloi publikisht gjatë periudhës parazgjedhore se është në një lidhje me deputetin e SYRIZA-s, Dimitris Tzanakopoulos me të cilin ka një fëmijë.
Në SYRIZA ka patur gjithashtu rolin e si anëtare e Komitetit Qendror, ndërsa ka qenë anëtare e Komitetit Prefektural 1 të Selanikut.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, ajo u rendit e dyta në fletën e votimit kombëtar të SYRIZA-s dhe u zgjodh deputete e Kuvendit të Greqisë.


