Kreu 15 vite burg për një krim që nuk e kishte bërë, fiton pafajësinë 41-vjeçari shqiptar

Aktualitet

Kreu 15 vite burg për një krim që nuk e kishte bërë,

Një shqiptar i arrestuar në vitin 2008 për trafik droge në Itali është shpallur i pafajshëm pas 15 viteve.

41-vjeçari shqiptar u arrestua në shtator të vitit 2008 nga Guardia di Finanza, akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës. Bashkë me të janë arrestuar edhe tre bashkatdhetar të tjerë, për trafik droge.

Sipas teorisë së prokurorisë italiane, 41-vjeçari do të kishte qenë marrës i mbi 12 kilogramëve kokainë së bashku me një tjetër shqiptar. Hetuesit e Financës ishin nisur në gjurmët e korrierit, i cili ishte arrestuar me drogën dhe në pranga me të kishin përfunduar edhe ata që duhej të merrnin drogën.

Në një seancë të mbajtur ditët e fundit në Rimini për të rigjykuar çështjen, gjyqtarët shpallën të pafajshëm shqiptarin dhe e liruan nga akuzat e trafikut të drogës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion