“M*t kam futur”, çfarë ndodhi kur Pjeshka u kap me heroinë, Polici: O Nadir, prangat, prangat!

Aktualitet

“M*t kam futur”, çfarë ndodhi kur Pjeshka u kap me

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i koduar “Nga bregu në breg”, teksa këtë të mërkurë përpara Gjykatës së Posaçme njihen me masën e sigurisë 20 persona të arrestuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Në shumicën e episodeve të zbardhura nga bisedat mes anëtarëve të grupit, bie në sy fakti se droga quhet vezë, dhe se trafikantët përdorin këtë term mes njëri-tjetrit kur flasin për oraret e kalimit, sasinë apo vendin ku është fshehur.

I tillë është ky episod i zbardhur nga biseda mes shtetasit Artur Sulajt dhe Besnik Ruçit.

Artur Sulaj: Ku je ti, te kafja?

PËRGJIMET/ “He mo, ke vezë sot?”, droga nga Lindja e Mesme drejt Shqipërisë dhe BE, si komunikonin trafikantët
Besnik Ruçi: Unë këtu jam, i mora vezët unë, i do vezët?

Artur Sulaj: Po mirë, jo jo, mos i merr vezët se iku!

Besnik Ruçi: Po s’ja çoj dot unë?

Artur Sulaj: Po ja ta marr… po qe aty

Besnik Ruçi: Po, merre e më thuaj.

Në dosjen hetimore jepen bisedat e transkriptuara mes shtetasit Shpëtim Pjeshka, trafikant dhe punonjësve të policisë që e ndalojnë për kontroll në doganë.

Polici 1: Çfarë ke futur aty, ëëë, çfarë ke futur.

Polici 2: Çfarë janë këto pako?

Shpëtim Pjeshka: M*t, m*t kam futur

Polici 1: M*t???

Shpëtim Pjeshka: Ëhëëëë!

Polici 2: O Nadir, prangat, prangat!

Polici 1: Ulu poshtë, ulu!

Polici 2: Hajde, ec se të ndihmoj unë!

Shpëtim Pjeshka: Ah të q**sha robt!

Polici 2: E pe skanerin Berti?

Polici 1: Nuk!

Polici 2: Si nuk mor shoku, këto janë 100 kile?!

Polici 1: Sa kile janë?

Shpëtim Pjeshka: 15…

Polici 1: Po mirë!

Në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë njofton me telefon eprorin e tij ku e vë në dijeni për sasinë e drogës së kapur nga skaneri brenda kroskotit të kamionit, në një pjesë të modifikuar të tij. Efektivi i komunikon eprorit se bëhet fjalë për një ngarkesë heroine.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion