HAKMARRJE ndaj ish-të dashurit! 26-vjeçarja punëson 4 persona për të rrëmbyer ish-partnerin

Bota

HAKMARRJE ndaj ish-të dashurit! 26-vjeçarja punëson 4 persona

Një 26-vjeçare ka organizuar rrëmbimin e ish-të dashurit të saj. Mediat greke raportojnë se ajo ka luajtur rolin e “trurit” të bandës, duke i dhënë urdhër katër autorëve për të dëmtuar viktimën.

Motivi i saj dyshohet se ishte zhgënjimi romantik që pësoi, pas përfundimit të lidhjes. Ngjarja e parë ka ndodhur më 11 janar 2023 në qendër të Selanikut. Të tre autorët kanë kërcënuar se do të dhunonin 30-vjeçarin dhe do t'i dëmtonin biznesin e tij, ndërsa i kërkuan t'u jepte shumën prej 1000 euro. Dy ditë më vonë, autorët kanë përsëritur kërcënimet me telefon dhe kanë kërkuar sërish pagesën e një shume parash.

Më pas, më 14 janar, në zonën e Nea Michanionës, autorët me dhunë dhe me armë kanë zbritur nga automjeti 30-vjeçarin dhe kanë tentuar ta fusin në automjetin e tyre, por viktima ka arritur të arratiset me autoambulancë të EKAV-it është transferuar në spitalin e qytetit, ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Rasti u zbardh pas një hetimi metodik dhe të plotë nga policia e Departamentit të Sigurisë së Thermaikos, e cila arriti të identifikojë autorët. Bëhet fjalë për tre shtetas të moshës 41 vjeç (të lindur në Rusi), 34 dhe 26 vjeç (2 burra-1 grua), një shqiptar 24 vjeç dhe një armen 31 vjeç, për të cilët është ngritur dosje sipas rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion