Kontrollorët shqiptarë u zëvendësuan nga ata turq e grekë, Balluku zbulon sa u paguan për shërbimin

Aktualitet

Kontrollorët shqiptarë u zëvendësuan nga ata turq e

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” foli për situatën e krijuar në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Balluku tha se Shqipëria kishte rezervë studentë të ekselencës, por sipas saj, ata për shkak të pandemisë nuk kanë plotësuar orët e nevojshëm të fluturimit për t’u licencuar.

Ajo tregoi se si erdhën në Shqipëri, kontrollorët turqë e grekë, të cilët kontrolluan hapësirën ajrore shqiptare, kur kontrollorët e AlbControll nuk ushtruan përkohësisht detyrën. Balluku tha se për këtë shërbim, kontrollorët e huaj nuk janë paguar me asnjë para.

Sa janë paguar këta persona?

Belinda Balluku: Nuk janë paguar, kanë ardhur falas nga agjencia, as do të paguan.

Do e quanit sërish grusht shteti?

Belinda Balluku: Unë do e quaja një ngjarje e paprecedentë që paralizoi të gjithë vendin, të nxitur nga politika dhe shpresoj të mos përsëritet më.

ME TE LEXUARAT