Konflikt mes nxënësve brenda shkollës në Durrës, një 15-vjeçar i lënduar

Aktualitet

Konflikt mes nxënësve brenda shkollës në Durrës,

Një konflikt mes të miturish në një shkollë në Shënavlash të Durrësit. Policia tha se si pasoje e ngjarjes ka mbetur i lenduar nje 15 vjecar i perfshire ne konflikt nderkohe qe vazhdojne hetimet ne lidhje me shkakun e ngjarjes.

5-6 nxënës mësohet se janë përfshirë në një konflikt dhe ka ndërhyrë oficeri i sigurisë së shkollës, ndërsa është njoftuar policia.

“Rreth orës 09:30, në shkollën e fshatin Shënavlash, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin disa nxënës të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç.

Me ndërhyrjen e mënjehershme të oficerit të sigurisë dhe stafit pedagogjik, është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit. Nga konflikti është dëmtuar lehtë një 15-vjeçar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës dhe i kanë shoqëruar të miturit në ambientet e Komiariatit të Policisë, për veprime të mëtejshme.

Të gjitha veprimet po kryhen në drejtimin e Prokurorisë, në prani të psikologut, përfaqësuesit ligjor, oficerit të sigurisë, përfaqësuesit të stafit pedagogjik dhe prindërve të nxënësve”-njoftoi policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion