Kokainë e groposur me fuçi në kopsht, dështon lulëzimi i ‘magazinës’ me 100 kg drogë e shqiptarit në Itali

Aktualitet

Kokainë e groposur me fuçi në kopsht, dështon

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga policia e Teramos në Itali ka çuar në pranga një shqiptar, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar në banesë mbi 70 kg hashash, 30 kg kokainë dhe mbi 3 kg heroinë.

Shqiptari e kishte kthyer shtëpinë e tij në një ‘magazinë’ droge, me hashash dhe heroinë të fshehur në një dhomë të përdorur si garazh, ndërsa një pjesë e kokainës ishte fshehur në fuçi të groposura në kopsht.

Sipas prokurorisë italiane, droga ishte gati për t’u shitu, ndërsa po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg substanca të tjera narkotike, peshore digjitale, një makinë paketimi me vakum, një presë hidraulike dhe materiale paketimi për drogë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion