Kokainë dhe marijuanë të fshehur në një kuti, arrestohet shqiptari në Itali
Lajmifundit
/
31 Mars 2025, 11:56
Aktualitet

Policia italiane ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar në Seregno, i cili u kap me 3 kilogramë drogë të fshehura në një kuti. Arrestimi i tij u bë për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin.
Droga u gjet brenda garazhit të shtëpisë së tij. Karabinierët gjetën 2.2 kilogramë kokainë dhe mbi 750 gramë marijuanë, të ndara në disa pako, së bashku me materialin për paketimin e dozave.


