KLSH çon në prokurori 7 zyrtarë, në Sarandë abuzime me shitjen e trojeve shtetërore te privati

Aktualitet

KLSH çon në prokurori 7 zyrtarë, në Sarandë abuzime

Tre zyrtarë të Kadastrës dhe 4 funksionarë të drejtorisë së Rrugëve të Rajonit Verior Shkodër kanë përfunduar në prokurori.

KLSH pas kontrollit të ushtruar në këtë institucion ka konstatuar shkelje në menaxhimin e aseteve dhe trojet që janë shitur në Sarandë.

Lajmi bëhet i ditur përmes një deklarate për mediat ku thuhet se një audit iu kushtua çështjeve që lidhen me trojet e shitura nga Bashkia Sarandë dhe kalimi i tyre në pronësi të personave privatë.  

Pas shqyrtimit të dosjeve KLSH ka arritur në konkluzionin se ka mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e regjistrimeve të pronave të kryera në mungesë të titujve të pronësisë, të cila kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

Si pasojë të tre funksionarët janë dërguar për ndjekje penale.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar shkelje edhe nga katër funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve Rajoni Verior Shkodër, për të cilët ka rezultuar se kanë kryer veprime të kundraligjshme gjatë ushtrimit të detyrës.

Për ta janë gjetur shkelje mbi zbatimin e ligjshmërisë në prokurimin e fondeve publike dhe sipërmarrjet e mirëmbajtjes së segmenteve rrugore në juridiksionin që mbulon Drejtoria e Rrugëve e Rajonit Verior Shkodër. 

Për funksionarët e Drejtorisë së Rrugëve të Rajonit Verior Shkodër, KLSH i është drejtuar Prokurorisë ku kërkon ndjekje për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

ME TE LEXUARAT