Studimi i Oksfordit: Pse nuk duhet të bëni dy vaksina të ndryshme?

Bota

Studimi i Oksfordit: Pse nuk duhet të bëni dy vaksina të

Sipas një studimi të publikuar në BBC, nëse një person merr dy doza vaksnimi nga kompani të ndryshme ka mundësi të përjetojë efekte anësore më të dukshme.

Ethe, dhimbje koke dhe dhimbje muskujsh janë disa nga efektet që mund të përjetoni nëse një herë bëni dozë nga Pfizer dhe herën e dytë nga Astra Zeneca.

Profesori Matthew Snape, nga grupi për vaksina, është shprehur:

“Gjetjet nga studimi janë intriguese dhe jo ajo që në prisnim të shikonim. Reaksionet e rënda kanë qenë më të rralla.”

850 vullnetarë kanë marrë pjesë në këtë studim, i cili nisi në muajin shkurt, për të parë nëse vaksinimi me dy doza të ndryshme mund të rriste më shumë imunitetin, por nuk ka rezultuar i tillë.

ME TE LEXUARAT