Anëtari i KAS: Vështirë të përmbyset rezultati i zgjedhjeve, mund të ndryshojë vetëm...

Aktualitet

Anëtari i KAS: Vështirë të përmbyset rezultati i
Anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Samksioneve, Ledio Braho, ka folur në lidhje me ankesat që janë dërguar në KAS nga partitë politike dhe kandidatët e pavarur për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha në Top Talk se në qarkun e Beratit dhe Durrësit ka mundësi për ndryshim rezultati, pork jo ndodh vetëm nëse një nga anëtarët e KAS-it kërkon rihapjen e kutive të votimit.

“Nga ankimet, del që të vetmet qarqe janë Berati dhe Durrësi, ku LSI pretendon rinumërim në disa prej qendrave të votimit. Në Berat, LSI e ka humbur mandatit për 77 vota dhe një rivlerësim i votave të pavlefshme dhe votave të tjera mund të sjellë ndryshim. Mjafton që një anëtar i KAS, të kërkojë rihapjen e një kutie me fletë ku ka shënime apo ku mendohet se ka shkelje në numërim dhe vlerësim, dhe pasi bëhet, mund të dalë rezultat i ri.

Një nga rastet që LSI ngre për qarkun e Beratit, janë disa qendra votimi, ku kërkojnë pavlefshmërinë sepse nuk ka listë zgjedhësish. Nuk është printuar një listë zgjedhësish nga pajisja Pay, po ashtu nuk ka “hard copy”, që të kenë nënshkruar votuesit. Kjo do të shihet, nëse është pavlefshmëri apo jo. Që të pranohet pavlefshmëria në një qendër votimi, duhet të jenë dakord, katër anëtarë të KAS-it, shumicë e cilësuar”, tha Braho.

Përsa i përket kërkesave të opozitës për pavlefshëmri totale të zgjedhjeve, Braho tha se kjo është shumë e vështirë për t’u verifikuar.

“Duke iu referuar të gjitha ankimimeve, përveç qarkut të Beratit dhe të Durrësit, të gjitha ankimimet e tjera, pretendojnë vetëm për pavlefshmëri totale të zgjedhjeve. Është e vështirë për t’u provuar dhe do të varet dhe nga mënyra si do të kryhet hetimi nga KAS, nëse do të pranohen prova të tjera.

LSI i bazon këto pretendime nga filmimet që ka marrë nga KQZ, për çdo kuti numërimi. Pretendimet e PD-së kanë të bëjnë me vullnetin e votuesit, para se të shkonte të votonte”, u shpreh anëtari i KAS.

ME TE LEXUARAT