Kjo është nëna e zhdukur me 3 fëmijët në Shkodër, policia ndalon bashkëshortin

Aktualitet

Kjo është nëna e zhdukur me 3 fëmijët në

Gruaja në foto është Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj të cilët raportohen të zhdukur prej tre ditësh në Shkodër.

Njëri prej fëmijëve është gjetur i pajetë në lumin Drin nga një peshkatar. Sipas informacioneve, fëmija ka shenja dëmtimi në pjesën e fytyrës. Ndërkohë, dyshohet që edhe nëna me dy fëmijët e tjerë të kenë humbur jetën.

Polumbarët e forcave RENEA po bëjnë kërkime për trupat e tre personave të tjerë.

Ndërkohë, policia ka ndaluar bashkëshortin Ergys Arrazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion