Kishin ndërtuar objekte pa leje, vihen nën hetim 13 persona në Dibër

Aktualitet

Kishin ndërtuar objekte pa leje, vihen nën hetim 13 persona në

13 persona janë proceduar penalisht në Dibër, pasi kanë ndërtuar objekte pa lejen e organeve përkatëse.

Policia njofton se në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, përgjatë javës kanë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit:

N.D., V. T., F. S., F. P., S. K., V. S., H. K., L. Q., K. N., Y. F., S. L., E. E., O. B., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion