"Kësaj i thonë MAT!”/ Rama iu shmang përgjigjes së gazetares në konferencën për media, reagon Berisha

Aktualitet

"Kësaj i thonë MAT!”/ Rama iu shmang përgjigjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook, një sekuencë të shkurtër kur kreu i qeverisë Edi Rama nuk kishte asnjë përgjigje ndaj pyetjeve të gazetares Ambrozia Meta.

Gazetarja e pyeti Ramën për Vangjush Dakon, Safet Gjicin, Rrahman Rrajën dhe Arben Ahmetaj. Po kështu e pyeti nëse do të anulohen kontratat e inceneratorëve, duke qenë se pronarët e tyre vazhdojnë të marrin para, ndonëse janë në kërkim.

Kryeministri Rama nuk kishte asnjë përgjigje në lidhje me të gjitha këto raste, ndërsa tha se duhej ti referoheshin fjalimit të tij që mbajti pasi i hoqi mandatin Arben Ahmetajt, dhe i dha SPAK-ut lejen për ta arrestuar.

Për këtë, Berisha bashkëngjitur videos në fjalë shkruan: Kësaj i thonë MAT! sb

ME TE LEXUARAT