Zjarr në apartamentin pranë stadiumit “Selman Stërmasit”/ Zjarrfikësit shmangin tragjedinë

Aktualitet

Zjarr në apartamentin pranë stadiumit “Selman

Një zjarr ka përfshirë një apartament në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ka parandaluar përhapjen e flakëve në pjesë të tjera të banesës. Pas marrjes së njoftimit për zjarrin, forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën operacionin për shuarjen e flakëve.

Nga zjarri ishte përfshirë një pjesë e kuzhinës. Falë reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjes profesionale të zjarrfikësve, u bë e mundur izolimi i vatrës dhe shpëtimi i dy dhomave të tjera të apartamentit, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe kufizuar dëmet.

 

ME TE LEXUARAT