Po bëhet 'nami' për të/ iPhone i vitit 2007 shitet 190.000 dollarë
Zakonisht telefonat e kompanisë Apple e humbin vlerën, në momentin që nxirren nga dyqani.
Por, janë disa raste speciale, sikurse ajo e një ankandi në Shtetet e Bashkuara, ku një telefon i pahapur iPhone, i edicionit të parë me memorie 4 gigabajt, është shitur për 190.372 dollarë.
Në atë periudhë nuk janë prodhuar shumë telefona të tillë, duke e bërë atë tejet të veçantë për koleksionuesit e iPhone-ve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në garë për ta blerë telefonin në fjalë kanë qenë 28 pjesëmarrës. Telefoni është shitur në ankand rreth 400 herë më shtrenjtë sesa çmimi i tij origjinal.
I lëshuar për herë të parë më 2007 nga ish-udhëheqësi i kompanisë, Steve Jobs, Apple ka vendosur të heqë nga tregu këtë telefon me memorie 4 gigabajt për shkak të ngecjeve në shitje.
Shumica e njerëzve kanë vendosur, atëbotë, të blejnë versionin me memorie 8 gigabajt, i cili është lansuar në po të njëjtën kohë.
Shumë shpesh nëpër ankande shiten gjëra të ndryshme të Jobsit. Së fundi janë shitur disa poema që ai i ka shkruar në shkollë të mesme, fotografi të tij në kolegj dhe dokumente tjera.
Steve Jobs, bashkëthemelues i kompanisë Apple, ka vdekur më 2011, në moshën 56-vjeçare, nga kanceri në pankreas. Ai ia ka prezantuar botës produktet: iMac, iPod, iPhone dhe iPad.