Kësaj here për ndryshimin e nivelit të sigurisë në burg, Zani Caushi mbërrin sërish në Gjykatën e Korçës

Aktualitet

Kësaj here për ndryshimin e nivelit të sigurisë në

KORÇË
Mbërrin nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Korçës Zani Caushi. Ai rikthehet për të 3-ën herë lidhur me kërkesën për ndryshimin e nivelit te sigurisë së burgut.

Aktualisht Caushi vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës në siguri të lartë ndërkohë që kërkon të kalojë në siguri të zakonshme.

Në seancën e kaluar është paraqitur një raport i rrezikshmërisë së tij ndërkohë që palët kanë kërkuar kohë për tu njohur me raportin ndërsa seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Më 9 prill në një tjetër seancë, Gjykata e Korçës ka rrëzuar kërkesën e tij për të përfituar lirimin me kusht.

ME TE LEXUARAT