Kërkoi leje për tu betuar si kryebashkiak i Himarës, rrezohet kërkesa e Fredi Belerit

Aktualitet

Kërkoi leje për tu betuar si kryebashkiak i Himarës, rrezohet

Apeli i GJKKO-së nuk i jep leje Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Në seancën e sotme, Apeli i Posaçëm vendosi rrëzimin e kërkesës së Belerit, i cili kërkonte lejen për t’u betuar.


Avokati tha se do bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.

"Duhej bërë betimi, nuk e lënë të bëjë betimin. Ne do ankohemi në Gjykatën e Lartë. Është vendim me elementë të frymës fashiste. Vendimi i shkallës së parë stimulon veprimet e qeverisë për shpalljen gjendjes së jashtëzakonshme në Himarë.

Nuk është e vërtetë. Gjykata e la në fuqi pa ndryshuar asnjë pjesë të asaj vendimi. Nuk na u dha arsyetimi, do ta marr tani. Jemi në fund të procesit, e njëjta treshe e kanë marrë rrugë për ta dënuar dhe marrjen e lejes së posaçme. Në kundërshtim edhe me raste të tjera. E duan me çdo kusht bashkinë e Himarës", tha avokati. 

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Prej kohësh, kjo çështje është bërë temë kryesore diskutimi edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion