Kërkohej nga familja prej ditësh, 67-vjeçari gjendet i vetëvarur në Fier

Aktualitet

Kërkohej nga familja prej ditësh, 67-vjeçari gjendet i

Një 67-vjeçar me iniciale K.G, është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme nga policia e Fierit. Sipas policisë, sot rreth orës 20:00, në fshatin Daullas është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi K. G., 67 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.07.2021 për largim nga banesa dhe sipas familjarëve vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT