Krim i rëndë në familje në Tiranë/ 68-vjeçari vret gruan me thikë dhe arratiset nga vendngjarja, reagon policia

Aktualitet

Krim i rëndë në familje në Tiranë/ 68-vjeçari

PËRDITËSIM: Dalin emrat, burri i mori jetën gruas në sy të nipërve të vegjël dhe dhëndrit

TIRANË, 19 shtator 2026 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Zogut të Zi, në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me thikë nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur në një kompleks pranë gjimnazit “Harry Fultz”. Gruaja është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas të dhënave paraprake, bashkëshorti i saj, i dyshuar për ngjarjen, është larguar nga vendi i krimit dhe është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.

Forcat e policisë po kryejnë kontrolle për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes dhe përgjegjësinë penale të personit të dyshuar.

Tiranë – Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, në rrugën "Panorama", dyshohet se pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT