"Ke folur shumë në telefon, e dërguar SMS", cfarë po aludon gazetari nga SHBA për luftën Meta-Dumani

Aktualitet

"Ke folur shumë në telefon, e dërguar SMS", cfarë

Gazetari Flamur Vezaj i cili aktualisht jeton ne SHBA, ka reaguar ne lidhje me retoriken e ashper te ish presidentit Ilir Meta ndaj kreut te SPAK, Altin Dumani.

Ne faqen e tij ne rrjetet sociale, gazetari Vezaj ka thene se deklaratat e Metes jane te papranueshme dhe tregojne corientim.

Reagimi i Gazetarit nga SHBA:

Altin Dumani ka plot kusure për të cilat kam shkruar e do shkruaj, sidomos për rastin e Qynos!
Por gjuha e kryetarit të partisë së “pengmarrjes” apo ish-presidentit është prej një ordineri të ç’orientuar!

Ky fjalor e kjo gjuhë ka një qëllim nga Likja i “pengmarrjes” dhe bëhet me vetëdije e strategji. Pëllet në këtë form, që të kërkoi përjashtimin e Dumanit nga çështja hetimore ndaj tij me argumentin “se e ka personale”! Argument të cilin do ta përdor në Gjykatat shqiptare (jo vetëm) pas arrestimit që po i afrohem çdo ditë!

Por edhe e ka kuptuar se nuk ka pushtet, nuk ka mbështës, nuk ka vota, nuk ka parti nëse nuk ka vota, nuk i shpëton burgut e nuk ka si të mbroj vetën dhe tenton me pëllitje të marr mbështetje nga të paknaqurit e pushtetit dhe opozitës së dy PD-ve!

Like, nuk të ka fajin Dumani që ti ke lëne shumë gjurmë mbrapa, të cilat janë sa një elefant. Ke fol shumë në telefon dhe ke nis shumë mesazhe!

Ilir Meta e ka sulmuar frontalisht kreun e SPAK Altin Dumani javen e fundit.

Shkak mendohet se jane hetimet e SPAK, per dosjet CEZ-Dia, pasurine e Metes dhe Monika Kryemadhit perfshire financat e LSI dhe sherbimet mjekesore qe ata kane paguar jashte vendit. 

ME TE LEXUARAT