Kaos me fluturimet në mbarë botën, aeroporti i Rinasit jep njoftimin e rëndësishëm: Sistemet tona s`janë prekur por
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se sistemet e tij janë plotësisht funksionale dhe të paprekura nga kriza e fundit e sistemeve kompjuterike në mbarë botën.
Për shkak të ndërprerjeve në aeroportet e vendeve të tjera të prekura, mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve si për mbërritjet ashtu edhe për nisjet në TIA.
Këshillohet që të gjithë pasagjerët të verifikojnë oraret e fluturimit drejtpërdrejt me linjat ajrore ose agjencitë e tyre të udhëtimit
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërprerja masive në sistemet e IT-së ka shkaktuar kaos në linjat ajrore ne disa shtete.
Në SHBA, United, Delta dhe American Airlines kanë urdhëruar që asnjë fluturim të mos kryhet për momentin, ndërkohë që avionët që aktualisht janë në fluturim, do të vazhdojnë itinerarin.
Një defekt teknik po shkakton vonesa në check-in, raporton aeroporti i Berlinit, ku ka vonesa të shumta te fluturimet.
Kjo situatë është në të gjitha aeroportet e Spanjës. “Ne po punojmë për ta zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, puna po vazhdon me sisteme manuale”, thotë operatori spanjoll i aeroportit.
Ekranet ku shfaqet oraret e nisjeve ‘ngrinë’ në aeroportin e Edinburgut. Në terminalin kryesor, tabelat tregojnë informacion të vjetëruar në lidhje me numrat e portave dhe oraret e nisjeve, që do të thotë se disa pasagjerë kanë humbur fluturimet e tyre.
Më herët këtë mëngjes ra alarmi për zjarr në ndërtesën e terminalit kryesor, që mendohet se është shkaktuar nga i njëjti gabim kompjuterik, raporton BBC.
Linja ajrore evropiane Ryanair tha se po përjeton “ndërprerje të mundshme në të gjithë rrjetin” – që sipas saj është për shkak të një ndërprerjeje të palës së tretë. Linja ajrore këshillon që kushdo që udhëton sot duhet të kontrollojë aplikacionin Ryanair për përditësime në fluturimin e tyre përkatës.
NJOFTIMI I Aeroportit Nene tereza, Tirane
Sistemi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës nuk preket nga rënia e sistemeve kompjuterike globale, por vonesa pritet të shkaktohen nga "black out" në aeroportet e tjera.
Situata e krijuar mëngjesin e sotëm nga ndërprerje të funksionimit të sistemeve kompjuterike, në nivel global, që ka prekur shërbimin e sistemit të check-in dhe rezervimit, në disa aeroporte ndërkombëtare, nuk ka afektuar për momentin Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza".
Fluturimet e orareve të mëngjesit janë nisur në kohë dhe pa probleme. Kjo pasi Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka një sistem të dyfishtë, i cili mundëson funksionimin pa probleme të tij.
Gjithsesi vonesa pritet të shkaktohen në orët në vazhdim nga fluturimet që do të vijnë nga aeroportet e tjera në varësi të sistemeve të ndryshme të operimit.
Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të krijuar, ju lutemi të informohen në vijimësi përmes zyrës së informacionit të TIA për oraret e fluturimeve dhe ndryshimin e mundshëm të tyre.