Kapen në Vlorë dy makinat luksoze G-Clas të vjedhura në Itali me vlerë 280 mijë euro
Dy makina luksoze 'G-Class' të vjedhura në Itali, që më pas do të shiteshin në Shqipëri, janë sekuestruar nga policia e Vlorës.
Vlera e makinave tip “Mercedes Benz”, të dyshuara të vjedhura, ishte rreth 280 000 euro.
Policia ka vënë në hetim penal F. M., 33 vjeç, banues në Lezhë dhe F. D. alias B. T., 32 vjeç, banues në Luz i Vogël, Kavajë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
‘Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura në shtete të ndryshme, kryesisht në Itali, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete, me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete tip “Mercedes Benz”, të dyshuara të vjedhura, me vlerë rreth 280 000 euro.
Në drejtimin e Prokurorisë Vlorë vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të trafikimit të automjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.’- njofton policia.