Jep dorëheqjen nga posti drejtori i RTSH-së, Alfred Peza

Aktualitet

Jep dorëheqjen nga posti drejtori i RTSH-së, Alfred Peza

Drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga posti.

Burime bëjnë me dije se Peza gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një mbledhje me drejtorët e redaksisë ku ka komunikuar vendimin e tij. Ndërkohë ende nuk ka një deklaratë publike.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza është zgjedhur si Drejtor i Përgjithshëm i Redio Televizionit Shqiptar më 13 qershor.

Peza arriti të siguronte 9 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Ende nuk dihet se cili do të jetë zvendësuesi i Pezës në krye të RTSH-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion