"E filmova Gjicin se më ngacmoi...", Alma K rrëfehet para GJKKO-së: Jam viktimë

Aktualitet

"E filmova Gjicin se më ngacmoi...", Alma K rrëfehet para

Alma Kaçi, vajza e përfshirë në videoskandalin me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, ka pranuar në Gjykatën e Posaçme, se ka pasur marrëdhënie të mëparshme, para rastit të filmuar.

Herën e parë që janë takuar, Kaçi konstaton se Gjici e ka ngacmuar seksualisht dhe prandaj herën e dytë ka vendosur ta filmojë.

Alma Kaçi: Jam viktimë, kisha projekt të merrem me qentë, kam 20 të tillë në shtëpi.

Videon e xhirova, pasi herën e parë, kur e takova ai më ngacmoi dhe vendosa ta filmoj në takimin e dytë.

Gjykata e Posaçme vendosi masën e sigurisë e “arrestit shtëpiak”, për 40-vjeçaren, ditën e sotme.

Në ambientet e GJKKO-së, Alma Kaçi është paraqitur me një kapele, syze duke e mbuluar fytyrën me një çantë.

Safet Gjici deklaroi ne gjykate se ka rene pre e kurthit te ngritur ndaj tij.

Ai ka pretenduar se tashme e ka marre denimin per veprimin qe ka kryer duke theksuar se nuk ka kryer asnje akt korrupsioni, pasi sipas tij, vec mardhenies me Alma K, nuk ka dhene asnje tender ne favor te saj.

ME TE LEXUARAT