Italia sjell dy anije të tjera me emigrantë në Gjadër, ja kur priten të mbërrijnë!

Aktualitet

Italia sjell dy anije të tjera me emigrantë në Gjadër, ja

Në kuadër të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, 100 emigrantë pritet të mbërrijnë në Portin e Shëngjinit brenda kësaj jave, ku do të akomodohen përkohësisht në qendrën e pritjes në Gjadër.

Ditën e nesërme, të enjten e 10 prillit, do të vijnë dy anije me emigrantë. Në orën 15:00 mbërrin anija e parë dhe rreth orës 19:00 do të vijë anija e dytë. Një anije ushtarake italiane me 15 emigrantë bëhet me dije se është nisur nga porti i Brindisi drejt Shqipërisë. Gjithashtu mësohet se 25 emigrantë të tjerë do të nisen mbrëmjen e sotme.

Qendrat e pritjes në Gjadër dhe Shëngjin janë ndërtuar si pjesë e një bashkëpunimi dypalësh, që ka për qëllim të sigurojë kushte dinjitoze për emigrantët gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm. Afati maksimal i qëndrimit në këto qendra është 18 muaj, një periudhë gjatë së cilës do të zhvillohen të gjitha procedurat ligjore për sistemimin ose riatdhesimin e tyre në vendet e origjinës.

Ky bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Italisë dëshmon angazhimin e përbashkët për një menaxhim më efikas dhe të organizuar të emigracionit, duke vendosur standarde të reja për trajtimin dhe integrimin e përkohshëm të emigrantëve në rajon.

ME TE LEXUARAT